Frikë për jetën? Rama shton papritur badigardët (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka rritur ndjeshëm numri e badigardëve të tij, të cilët e mbulojnë nga shumë afër në çdo takim të tijin. Numri i badigardëve është shtuar gjatë ditëve të fundit dhe kanë rënë shumë në sy gjatë takimeve në Lushnje dhe Korçë.

Përveç se kanë rrethuar Ramën në çdo hap të tijin sidomos kur i afrohet turmës së mbështetësve të PS, ata kanë kontrolluar deri në detaje çdokënd që ulet pranë podiumit të Ramës, shkruan Albeu.com.

Gjatë ditës së sotme PD nxorri lajmin se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kishte porositur kreun e grupit të shoqërimit të Lulzim Bashës se kishte informacione për cënim të sigurisë së liderit të opozitës.

Nuk dihen nëse këto lëvizje kanë lidhje me njëra-tjetrën, megjithatë situata politike mjaft e paqartë kanë sjellë një pasiguri të përgjithshmë jo vetëm për kryeministrin dhe kreun e opozitës. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2019, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori