Gruaja i zbulon tradhtinë, burri e rreh barbarisht: Shpallet në kërkim nga policia

Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka dhunuar barbarisht gruan e tij, pasi kjo e fundit zbuloi se ai po e tradhtonte.

“E kam duruar prej 2012 për hatër të fëmijëve”, thotë në denoncimin pranë komisariatit numër 4 F.S, por gruaja e cila dhunohej vazhdimisht vendosi të flasë ditën kur pikasi se ai e tradhtonte dhe mbante paralelisht një lidhje jashtëmartesore.

“Zbulimin e kreva në shtator 2021, dhe gjeta edhe emrin e vajzës që quhet E.T, e cila jeton afër Zgarës Korçare, – shprehet nëna e 3 fëmijëve. Ditën që ajo u bind që bëhej fjalë për tradhti ia komunikoi të shoqit. Ai u përgjigj duke e rrahur.

“Njoftova policinë dhe policia erdhi për kontroll në vilën tonë, kryen kontrolle dhe aty mësova se burri im merrej dhe me aktivitet kriminal”, vazhdon në denoncimin pranë komisariatit në fjalë e reja. Nga kontrolli në banesë policia nuk konstatoi asgjë të paligjshme shpjegohet në dosjen që ju tregua gazetës Si. Por me ditët që kanë kaluar, e tradhtuar dhe e braktisur mbasi e ka kërkuar gjithandej ajo i ka shkruar të shoqit: e di që je me atë kurvën, kthehu tek fëmijët. Por F. sipas saj i nxehur dhe i informuar se policia i kishte bërë vizitë në shtëpi i përgjigjet: baxhellë, mjera ti po të hodha në dorë. Ma ule kokën tek të gjithë. E reja ia tregoi policisë mesazhet në Ëhatsapp, ku çifti grindet dhe ajo e vë në dijeni: jam e qartë që je me E., si s’të vjen turp që le fëmijët e vegjël. Nga mesazhet vëren policia kuptohet që secili kërcënon tjetrin. Burri i shkruan: veç po të gjeta në lagje ku ti pi kafe me ato shoqet. Ndërsa gruaja i vë në dukje të dashurën, që e përshkruan si një vajzë e re e pamëshirshme që po i shkatërronte familjen. “Dola në lagje edhe sot, e di që keni ndryshuar vend dhe do ta kap për flokësh atë k.. kur ta zbresësh për në shtëpi.

 

 

Ja kam frikën vazhdon gruaja, sepse ai nuk më ka lënë të dal e të gjej një punë, mbasi më ka kërkuar të rrisë fëmijët. Nëna e tri fëmijëve thotë: po ua vendos në dispozicion, ai duhet të shkojë në burg sepse u bë i dhunshëm dhe shprehet: s’ka ç’të duhet ç’bëj jashtë shtëpisë. Policia konfirmon për Gazetën Si se ka shpallur në kërkim burrin e dhunshëm për të cilin janë kryer disa orë shërbime, duke e pritur të takojë të dashurën, por ai nuk është shfaqur kurrkund./ GAZETA SI


Shtuar 30.01.2022 20:25