Francë, 40-vjeçari ndërton avion në dhomën e djalit (VIDEO-FOTO)
Një avion imitues Boeing 737 ndërtuar në dhomën e djalit. Një 40-vjeçar francez ka punuar për pesë vjet për të ndërtuar kabinën e pilotimit të Boeing 737. Dhe për të realizuar ndërtimin e kabinës, Laurent Aigon e ka lënë djalin e tij që të flejë në një krevat në qoshe të dhomës.

Ai ka shpenzuar mijëra euro për të realizuar pasionin e tij, pasi ai ka blerë pjesë të shtrenjta duke krijuar një version original të kabinës së pilotimit. Aigon është një kamarier, por që gjithmonë ka aspiruar për të qenë një pilot. Boeing 737 prodhohet vazhdimisht që në vitin 1967 dhe është një model mjaft popullor në historinë e aviacionit. /albeu.com/
Francë, 40-vjeçari ndërton avion në dhomën e djalit

Shtuar më 30/07/2013, ora 14:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori