Fotot e tmerrit, ISIS përdor armët kimike në Irak (FOTO LAJM)

Lufta pwr qytetin e Mosulit po shkon nw ditwt e fundit tw saj dhe ISAIS akuzohet se ka përdorur armë kimike duke plagosur 12 persona.

Ky konsiderohet si sulmi i parë me armë kimike në betejën që po zhvillohet për të larguar përfundimisht terroristët nga qyteti i rëndësishëm irakian.

Një djalë 11-vjeçar ka pësuar probleme të rënda në sistemin e frymëmarrjes dhe lëkurë, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një foshnje njëmuajshe.

Kryqit të Kuq informoi se substanca e përdorur ende nuk është përcaktuar, por ky rast po trajtohet si një sulm kimik.

“Simptomat e viktimave tregojnë se ata janë ekspozuar ndaj një “agjenti kimik të ashpër”, tha drejtori i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme, Robert Mardini.

Mes simptomave janë flluska në lëkurë, skuqje të syve, irritime, kollitje dhe vjellje.
Shtuar më 04/03/2017, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori