Milani shkarkon Maldinin: Përgjegjësitë e tij do t’i kalohen një grupi pune të integruar

Paolo Maldini nuk është më pjesë e stafit drejtues të Milanit dhe tashmë vendimi është zyrtar. Klubi kuqezi ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate se ka mbyllur kontratën e ish-futbollistit i cili kishte qenë drejtor teknik i skuadrës

“AC Milan njofton se Paolo Maldini mbyll detyrën e tij në klub, duke hyrë në fuqi që nga 5 qershori 2023. E falënderojmë për kontributin në këto vite të rikthimit te Milnit në Ligën e Kampioneve dhe me fitoren e titullit në sezonin 2021-2022.

Përgjegjësitë e tij do t’i kalohen një grupi pune të integruar i cili do të veprojë në kontakt të ngushtë me trajnerin e skuadrës së parë, duke iu përgjigjur në mënyrë direkte Administratorit të Deleguar”, shkruhej në njoftimin e thatë me të cilin Milani i dha duart një prej ikonave të klubit kuqezi. Padyshim një lamtumirë jo e denjë për një legjendë si Maldini.


Shtuar 6.06.2023 19:29