Fotot e puthjes së gjarprit që u bënë virale, por i riu ndërroi jetë

Një i ri gjeti vdekjen pas pesë ditësh në agoni pasi u kafshua nga një gjarpër me syze, pasi e puthi atë.

Fotoja u bë virale në internet, por për fat të keq, 21-vjeçari humbi jetën.

Somnath Mhatre humbi jetën fatalisht në një lokalitet të Navi Mumbai të Indisë. Ai bëri shfaqjen me gjarprin helmues në skenë duke e puthur në kokë atë, por ai e pickoi në pjesën e gjoksit.

I riu vdiq në spital më 2 shkurt. I riu, një aktivist i kafshëve të egra, ka shpëtuar në të kaluarën më shumë se 100 gjarpërinj.

Rreth 30 persona kanë humbur jetën kohët e fundit në përpjekje për të bërë fotografi me gjarpërinj helmues përballë turistëve. Aktivistët kërkojnë nga autoritetet që të ndalojnë njerëzit për të kryer aktivitete të tilla të rrezikshme.

Fotografitë e Mhatre duke u përpjekur për të puthur gjarprin janë bërë hit në mediat sociale.
Shtuar më 07/02/2017, ora 23:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori