Fotot e para të Rita Orës si aktore (FOTO LAJM)

Ndonëse do të ketë një rol shumë të vogël në një film, ky interpretim do të shënojë hapin e parë në karrierën kinematografike të këngëtares shqiptare me origjinë nga Kosova, Rita Ora. Tashmë është zbuluar familja adoptuese e Christian Grey në filmin ‘Fifty Shades of Grey’.

Në disa foto të publikura në mediat rozë, janë prezantuar aktorët që do të interpretojnë përkrah protagonistëve kryesorë Jamie Dornan dhe Dakota Johnson. Rita Ora interpreton motrën e Christian. Përpos Rita Orës, janë zbuluar dhe prindërit e Christian Grey: Carrick (Andrew Airlie dhe Dr. Grace Trevelyan Grey (Marcia Gay Harden). /albeu.com/

Shtuar më 27/11/2014, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori