Motori u përplas me urbanin e “Unazës”, në pranga gjyshi i 12-vjeçarit që mbeti i lënduar

Ka rënë në prangat e policisë shoferi i motorit, i cili u përplas me urbanin e “Unazës” dje, 2 korrik.

Policia bën me dije se i arrestuari ka qenë duke drejtuar motorin e tij pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt me lëvizjen.

Kujtojmë se nga përplasaja me urbanin mbeti i lënduar një 12-vjeçar pasagjer në motor, nip i shoferit,  i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– H. Gj., banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maji”, duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me autobusin me drejtues shtetasin P. F. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

/albeu.com/