Fotot e "harbimit" të Arian Çanit (FOTO LAJM)

Harbimi i Arian Çanit
Një festë komplet ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim deri tani. I tillë ka qenë 45-vjetori i moderatorit të njohur Arian Çani, i cili mblodhi të shtunën që lamë pas, në club "Mumja", miqtë e tij më të mirë. Jo vetëm për të festuar këtë përvjetor të tijin, por edhe për të shijuar "live" performancën e Dj topless Katusha.

Të ftuar në këtë festë ishin personalitete të shumta të jetës publike, si: Sokol Olldashi, Ben Blushi, Blendi Fevziu, Aleksandër Frangaj, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Zamir Mane, Vera Grabocka, Ermal Mamaqi dhe Ami, Dr.Flori, Olta Gixhari, Suela Konjari me aktorët e Teatrit të Metropolit, Genc Fuga dhe Eni Jani, Floriana Garo etj.

Për të ftuarit ishte rezervuar pjesa Vip e club-it, por disa prej tyre u bënë njësh me njerëzit e tjerë, për ta shijuar edhe më shumë mbrëmjen.

Fotot që sjell "Gazeta Shqiptare" e shfaqin Arian Çanin ashtu siç ai është. I çlirët nga komplekset dhe paragjykimet, duke u puthur me bashkëshorten Enin e duke u përqafuar bashkë me të me Dj Katusha. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2013, ora 15:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori