Fotoshop i dështuar, këto VIP-e dolën në foto me këmbë e duar “aliene” (FOTO LAJM)

Besojmë se shumë prej jush e shikoni me vëmendje një foto përpara se ta publikoni në rrjete sociale. Ndonjëherë një detaj i vogël apo prezenca e diçkaje që nuk duhet në sfond mund t’ju prishë gjithë foton. Aq më tepër kur flasim për rastet në të cilat përdoret Photoshop-i dhe ndërhyrjet e ndryshme që bëhen në fotot që publikohen në rrjete sociale, shpeshherë mund të dallohen edhe nga një sy i lirë.

Ka ndodhur shpeshherë që personazhet e njohur të ekranit të dallohen menjëherë nga syri i publikut se diçka nuk shkon. Shpesh është Photoshopi e herë të tjera iluzioni optik që bën që një dorë apo një këmbë të duket çuditshëm.

Kështu ka ndodhur para disa kohësh me dorën e Lori Hoxhës dhe Alesia Bamit. Aq shumë u përhapën këto foto me gishta super të gjatë aq sa për një moment menduam se t’i kishe gishta kështu ishte në modë.

Po e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Baby G. Mbrëmjen e djeshme këngëtarja ka publikuar një foto në Instagram por përveç pozës, tërheq vëmendje edhe këmba e saj në gjatësi le të themi jo të duhur dhe formë të zgjatur shkruan blitz.al

Ju si thoni, Photoshop apo iluzion optik?
Shtuar më 11/01/2019, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori