Fotoja që turpëroi Meksikën (FOTO-LAJM)

Fotoja e gruas indigjene nga Meksika e cila lindi beben e saj në një lulishte jashtë një klinike mjekësore, ka shkaktuar shumë zemërim në këtë vend. Asaj i ishte refuzuar shërbimi në klinikë ndaj vendosi që të lindte beben e saj jashtë.

Drejtori i klinikës është pezulluar menjëherë pas publikimit të fotos dhe për këtë çështje ka nisur një hetim. Infermieret në klinikë thanë se ka pasur një keqkuptim për shkak të gjuhës.

Një në pesë gra në shtetin Oaxaca në Meksikë e lindin beben e tyre jashtë spitalit. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori