Në të njëjtën ditë në të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës u tronditën nga shpërthimi në maratonën e Bostonit,
Rita Ora publikoi disa
fotografi që motivuan shumë kritika ndaj këngëtares me origjinë kosovare.
22-vjeçarja, në profilin e saj në rrjetin "Instagram", publikoi të martën imazhet e saj me dy këngëtaret Adrienne Bailon dhe Cassie, me secilën që mbante në dorë një pistoletë të artë.
Ndonëse me synim imitimin e treshes së famshme të "Charlie’s Angel", publikimi i fotos në një ditë tragjedie u vlerësua si pa takt dhe një gjykim tërësisht i gabuar.
Njëkohësisht,
Rita u kritikua edhe për inkurajimin e përdorimit të armëve.
Të tre këngëtaret u sulmuan në mënyrë të ashpër në profilet e tyre. Një ndjekës i Bailon, komentoi në faqe: "Një
veprim prej idioti. Fëmijët të ndjekin. Të rreme apo jo, promovimi i armëve si diçka "gallatë" është një
veprim tërësisht i palogjikshëm".
Ndërsa një përdorues i Twitter komentoi: "Tërësisht e papërshtatshme nga
Rita që të publikonte atë
fotografi, duke llogaritur rrethanat e asaj dite". /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2013,
ora 09:27