Fotoja me shqiponjën, flet ushtari shqiptar: Ja e vërteta (FOTO LAJM)

Pas publikimit të fotos që bëri bujë në media, ku ishin shtatë ushtarë greke me orgjinë shqiptarë duke bërë me duar shqiponjën dykrenare, më në fund nga folur një nga ushtarët me origjinë shqiptare.

Një 23- vjeçar, pjesë e grupit të ushtarëve që u dënuan me nga 60 ditë burg, ka thënë se ka lindur në Shqipëri dhe ka emigruar në Greqi që në moshë të vogël bashkë me familjen e tij.

Duke komentuar shkurt foton me "shqiponjat" për televizionin grek "Star", i paraqitur në video me zë të ndryshuar për të mos u njohur, ushtari ka thënë se fotoja ishte bërë për qejf dhe se nuk kishte asnjë mesazh apo qëllim tjetër.

Madje, 23-vjecari shqiptar ka thënë se as ai dhe as të tjerët që janë në foto nuk kanë kanë qenë ndonjëherë pjesë e ndonjë grupi nacionalistësh shqiptarë dhe se asnjë njeri nuk u ka kërkuar atyre të bëjnë këtë foto. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 13:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori