U akuzua se bleu vota për koalicionin Meta-Berisha në Krujë, Gjykata liron Bedri Muratin

Bedri Murati i cili u arrestua në flagrancë teksa shpërndante lekë për llogari të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, është liruar nga Gjykata. Prokuroria e Tiranës kërkoi detyrim paraqitje për të.

Bedri Murati  ka precedentë të theksuar kriminalë.

Gjatë kontrollit që policia ushtroi në mjetin e tij tip “Volkswagen”, i janë gjetur dhe sekuestruar shumat e parave prej 69 000 lekësh te rinj dhe 50 eurosh, si dhe një listë të zgjedhësve në njësinë administrative Cudhi, Krujë, listë në të cilën ishin të rrethuar emrat e votuesve të cilëve dyshohet se iu kishte dhënë para në këmbim të votës në favor të kandidatit për kryetar bashkie, Agron Loka i cili kandidon nën siglën e koalicionit Berisha-Meta, si dhe një shënim me 3 qendra votimi, në Cudhi, Krujë.

Pas arrestimit të tij, u verifikua se Bedri Murati ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Kultivimi i bimeve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Murati është një prej anëtarëve të bandës së tritolit./albeu.com/

 


Shtuar 17.05.2023 12:06