Gabriel Escobar vjen sot në Tiranë, takon Ramën e Begajn

I dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të nisë sot vizitën e tij zyrtare në Tiranë.

Mësohet se ai do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama, ndërsa nga opozita do të takohet me Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin.

Sipas agjendës, me Kryeministrin Rama ai do të takohet në orën 16:00, më pas në orën 17:00 do të takojë në Presidencë kreun e shtetit, Bajram Begaj.

Ndërkohë të mërkurën pritet të takojë Alibeajn, Tabakun dhe Bardhin në selinë e re të Partisë Demokratike, po ashtu edhe kryetarin e

Partisë së Lirisë, Ilir Meta, këtë të fundit në orën 11:30. Kjo vizitë e tij në kryeqytetin shqiptar vjen para nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit./albeu.com/


Shtuar 11.04.2023 09:05