Foto të realizuara me aparatin e parë fotografik (FOTO-LAJM)

Për disa persona Kodak mund të jetë një kompani “drejt vdekjes” por 120 vite më parë ishte i pari që iu ofroi konsumatorëve një mundësi për të provuar një kamera.

E prezantuar në vitin 1888, Kodak No.1 ishte kamera e parë që u tregtua për konsumatorët mesatarë. Fal Muzeut Kombëtar të Medias, mund të shohim se çfarë imazhi përfshinin fotografitë.

Përpara se Kodak të dilte në treg, fotografitë ishin privilegji i profesionistëve, që operonin me kamerat gjigante dhe me një kosto të lartë.

Ndërsa No.1 kushtonte vetëm 25 $ afërsisht 600 $ për të ardhurat e sotme. Ishte një aparat fotografik për njerëzit. Si pajisje ishte e thjeshtë: një kuti e vogël kafe me lente, që përdoruesit mjaftonin ta drejtonin tek subjekti i tyre dhe pastaj të bënin tre gjëra: gati filmin, hapnin kanatin dhe të shtypnin butonin që kapte imazhin fotografik. Më pas gjërat u bënë vërtet interesante. Ishte periudha e zhvillimeve laboratorike, prandaj No.1 mund të bënte deri në 100 foto. Kur mbaroje së bëri fotografitë, e dërgoje pajisjen tek fabrika e Kodak dhe ata do të prodhonin imazhin rreth 2.5 inç, shkruan PCWorld Albanian.


Bashkë me imazhet Kodak do të kthente aparatin bashkë me 100 mundësi për foto të tjera. Themeluesi i Kodak, Georgo Eastman, i dha mundësi kujtdo të realizonte imazhe.




Shtuar më 03/10/2013, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori