Ua mori jetën natën e Vitit të Ri, çfarë po ndodh me shqiptarin që vrau vajzën dhe dhëndrin

Shqiptari Osman Shaptafaj, i cili i mori jetën vajzës dhe dhëndrit të tij, ngjarje që tronditi Australinë më 31 dhjetor të vitit 2019 është shpallur i pafajshëm për krimin e dyfishtë.

“Daily Mail” shkruan se për shkak të shëndetit mendor ai nuk mund të shpallet fajtor.

Vendimin ai e mësoi përmes lidhjes me Skype nga burgu teksa zhvillohej seanca në Gjykatën e Magjistraturës në Melbourne të enjten.

Lindita Musai ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj kur ajo u ekzekutua me breshëri plumbash së bashku me burrin e saj Veton në prag të Vitit të Ri.

Daily Mail Australia raportonte se Lindita kishte frikë nga babai i saj Osman Shaptafaj, i cili pas krimit tentoi të vetevritej.

Një anëtar i familjes, i cili ka dashur të mbetet anonim, tha asokohe që e reja kishte duruar një rritje ‘të vështirë’ ne familjen e saj.

Ai pretendoi se vajza e autorit të dyshuar ishte larguar me guxim për të filluar një jetë të re larg sherreve ne familjen e saj, por nje vit pas marteses me njeriun e saj te endrrave, iu shua jeta te dyve.


Shtuar 14.05.2020 18:06