Rritet bilanci! 11 viktima nga koronavirusi në Itali

Italia gjendet nën panikun e koronavirusit i cili po përhapet me shpejtësi të madhe.

Deri në tani raportohen 11 viktima nga ky virus në shtetin fqinj me Shqipërinë.

Nga 5 rajone, tani ky virus është i përhapur në 8 rajone, përfshi dhe Sicilinë dhe Ligurian.

Lombadia dhe Veneto janë dy rajonet e prekura dhe në 11 komuna bëhet kontrolli me anë të forcave ushtarake.

Bilanci është rritur në 322 të infektur dhe 11 të vdekur. Ne Lombardi jane 240 të infektuar dhe 9 viktima (101 të infektuar në territorin e provincës së Lodit, 39 në Kremona, 14 në Bergamo, 17 në Pavia, 3 në Milano etj)

Veneto – 43 të infektuar e 2 viktime (7 të infektuar janë në qytetin e Venezia, 1 në Treviso etj)

Emilia Romagna – 26 të infektaur në Emilia Romagna (17 Piacenza, 4 Parma, 1 Modena, 1 Rimini etj)

Toskana – 2 të infektuar në Toskana ( 1 në Firenze e 1 në Pistoia)

Sicili 1 i infektuar (në Palermo)

Piemonte 3 të infektuar (3 në Torino)

3 të infektuar në Lazio.

1 i infektuar në Liguria. /albeu.com/


Shtuar 25.02.2020 18:27