Atentati me dy viktima në Vlorë, kjo është makina tip “BMW” e cila u përdor nga autorët

Pak minuta pas atentatit që la dy të vdekur në qëtetin e Vlorës, në fshatin Frakull u gjet një makinë e djegur e cila u përdor nga autorët.

Policia njoftoi se mjeti tip “BMW” që është përdorur nga atentatorët ka qenë pa targa, ndërsa brenda tij janë gjetur 3 armë zjarri automatikë.

Mësohet se në drejtim të viktimave kanë qëlluar dy prej autorëve, ndërsa një prej tyre ka drejtuar makinën./albeu.com