“Më ka ndryshuar jetën”, vajza e Alketa Vejsiut zbulon dhuratën më të shtrenjtë që ka marrë nga e ëma (FOTO LAJM)

Që pasi u shfaq për herë të parë në Instagram, me një profil publik, vajza e Alketa Vejsiut, Nikol Nelo, ka qenë mjaf aktive në rrjetin social.

Me sa duket vajza e moderatores së njohur ka krijuar audiencën e saj, dhe i pëlqen të komunikojë shpesh me ata që e ndjekin dhe kanë kuriozitet për të. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku Nikol ka realizuar një tjetër intervistë virtuale me ndjekësit e saj, të cilët i drejtuan pyetje nga më të ndryshmet.

Vajza e Vejsiut zbuloi gjënë më rë shtrenjtë që prindërit e saj kanë bërë për të, por edhe detaje të tjera nga jeta e saj.

“Gjëja më me vlerë që më kanë bërë të dy prindërit për mua është që më dhanë besimin dhe mundësinë që të largohesha nga shtëpia kaq herët për të dalë në jetë dhe për t’u përballuar me vështirësitë që të bëhem dikushi. Është mundësi që të ndryshon jetën për të cilën jam falendëruese” ka treguar adoleshentja ndërsa ka treguar se nuk e ka patur shumë të vështirë të jetojë vetëm.