Foshnja gjendet në kosh të plehrave e mbuluar nga milingonat (FOTO LAJM)

Një foshnje e sapolindur është shpëtuar nga një kazan plehrash, ku u gjet e hedhur në një qese plastike, e mbuluar me milingona.

Policia në Bhopal të Indisë beson se ajo mund të jetë braktisur nga prindërit e saj, sepse ishte e gjinisë femër dhe jo djalë.

Sipas “DailyMail”, ajo u gjet nga një kalimtar i cili dëgjoi të qarat e foshnjes nga brenda koshit të mbeturinave.

“U trondita kur pashë kokën e një fëmijë brenda një qeseje plastike”, tha ai. “Milingonat kishin mbuluar gjithë kokën dhe trupin e saj.”

Ai kërkoi ndihmë nga dy miq të tij, me të cilët pastroi foshnjen nga insektet dhe e dërgoi atë në spitalin më të afërt.



Shtuar më 16/10/2017, ora 23:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori