Kërkesa e Alibeajt në KQZ, Berisha: Forumet e PD i dhanë përgjigje projekteve të Ramës që asistohen nga guvernatorja Kim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediet ditën e sotme, pasi përfaqësuesi ligjor i grupimit të Alibeajt dorëzoi në KQZ dokumentet për regjistrimin për zgjedhjet lokale në 14 maj.

Në fjalën e tij ai bëri me dije se mbështetja është rritur më shumë sidomos pas “vendimit të Ramës për të sulmuar opozitën”. Sipas tij.

Berisha: Në vlerësimin tim, PD nëpërmjet forumeve të saj u dha përgjigje më të vendosur dhe më shkatërrimtare projekteve të Edi Ramës, të asistuar në kundërshtim flagrant me çdo ligj, nga guvernatorja Yuri Kim për qëllime personale.

Berisha tha se po synohet largimi i PD-së nga zgjedhjet. Por sipas tij, përballë këtyre akteve, të clat i quajti primitive, hakmarrëdhe dhe antidemokratike, forumet reaguan në mënyrën më të vendosur dhe kushtetuese. Në radhët e anëtarësisë të PD-së, ka një gjallërtim të paparë vuri në dukje ai.

Berisha: Nxitën një frymëzim të madh të atyre që shndërruan PD në parti të vërtetë opozitare dhe të atyre që besojnë se Shqipëria duhet të ketë pluralizëm, bashkëpunimin me vende të lira dhe jo me mafien. Shpreh mirënjohje për gatishmërinë për të shumëfishuar forcat për fushata elektorale. Revolucioni popullor dhe protesta nuk do ndalet.  Pengjet janë pengje, zbatojnë vetëm urdhra të pengmarrësit. Ekziston fraksioni i pengjeve të Ramës, Lul Brava dhe Ali Basha. PD është një, është ajo e anëtarësisë, që ka mbështetje masive të qytetarëve shqiptarë. Është e aftë të regjistrojë çdo mafie dhe e faktojë këtë.

/Albeu.com/


Shtuar 6.03.2023 12:43