Yjet e Premierligës që mund të blihen falas këtë verë

Tregu i transferimeve do të jetë jashtëzakonisht tërheqës këtë verë.

Pas krizës së shkaktuar nga COVID-19, skuadrat do të provojnë të gjejnë alternativa të ndryshme, pa shpenzuar shuma të mëdha, shkruan lajmi.net.

Flitet se këtë verë mund të ketë shumë shkëmbime futbollistësh, për të evituar shpenzimet marramendëse që kanë bërë klubet evropiane.

Në interes të veçantë do të jenë lojtarët që janë në përfundim të kontratave, e që janë të shumtë në gjithë Evropën.

Vetëm në Premierligë janë disa emra të njohur që mund të transferohen falas këtë verë, duke veçuar Willian të Chelseas dhe David Luiz të Arsenal.

Më poshtë, gjeni emrat e 19 lojtarëve të Premierligës që mund të transferohen falas këtë verë:

Pedro, 32

Willian, 31

Jan Vertonghen, 32

Angel Gomes, 19

David Luiz, 33

Ryan Fraser, 26

Joe Hart, 33

Jeff Hendrick, 28

Nampalys Mendy, 27

Javier Manquillo, 26

Ben Foster, 37

David Silva, 34

Andy Caroll, 31

Nathaniel Clyne, 29

Leon Balogun, 31

James Chester, 31

Phil Jagielka, 37

Cameron Borthwick-Jackson, 23


Shtuar 9.06.2020 20:23