Interi përpiqet të përmbushë një kërkesë të Inzaghit

Drejtori i përgjithshëm i Inter-it, i mirënjohuri Beppe Marotta, aktualisht është duke negociuar për inkorporimin e Filip Kostic. Serbi është një kërkesë e shprehur e trajnerit aktual, italianit Simone Inzaghi.

 

Inter po përjeton një moment të ëmbël. Skuadra zikaltër kryeson Serie A me dy pikë avantazh ndaj rivalit të tyre kryesor (AC Milan), ata sapo kanë avancuar në raundin e Kupës së Italisë dhe kanë ende opsione në një Champions League që së shpejti do t’i detyrojë ata të përballen me Liverpool.

 

Për të ruajtur këtë ritëm dhe për të arritur në fund të sezonit tituj të rinj, bordi po punon këto ditë për nënshkrimin e disa lojtarëve që i pëlqejnë plotësisht trajnerit të tij, italianit Simone Inzaghi.

 

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, menaxheri i përgjithshëm i klubit, i mirënjohuri Beppe Marotta, tashmë është duke negociuar personalisht marrjen e Filip Kostic, një lojtar i gjithanshëm I krahut të majtë, të cilin Inzaghi e konsideron të përshtatshëm për t’u bërë zëvendësuesi kryesor i Ivan Perisic.

 

Plani i liderit është të arrijë një huazim me opsion blerjeje.

Kostic, 29 vjeç, është në sezonin e tij të katërt me Eintracht Frankfurt, skuadër me të cilën ka grumbulluar 149 ndeshje zyrtare (29 gola dhe 58 asistime)./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 21.01.2022 19:15