Droguan dhe përdhunuan një 29-vjeçare, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi akuzohen se droguan një 29-vjeçare dhe e përdhunuan atë.

Të arrestuarit janë nga 50 vjeç.

Ata akuzohen për sulm seksual në grup dhe përdorimi i lëndëve narkotike dhe alkoolike me dhunë ndaj vajzës, të cilën e detyruan të pinte drogë, të ashtëquajtur drogë përdhunimi.

Njëri nga të dy, i gjurmuar në Monza, përfundoi në burg, tjetri që ndodhej në Cuneo, ndodhet në arrest shtëpie.

Hetimet e kryera nga prokuroria e Monzës nisën nga denoncimi i 29-vjeçares, e cila në fund të verës së kaluar kishte kërkuar ndihmë ndaj dhunës seksuale, nga ku kishte nisur denoncimi në organet e drejtësisë./albeu.com/


Shtuar 22.07.2023 11:35