Me maska dhe mburoja hekuri, si u kap i shumëkërkuari në Laç (VIDEO)

Një i shumëkërkuar është arrestuar nga Policia në Laç.
42 vjeçari akuzohej për tentativë vrasjeje dhe dhe armëmbajtje pa leje.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët dhe pas informacioneve të marra për vendndodhjen e një personi në kërkim, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Mamurrasi”.

Në kushte të larta sigurie dhe falë ndërhyrjes profesionale u bë kapja dhe prangosja e shtetasit B. N., 42 vjeç, banues në Kurbin.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shtetasi B. N., më 29.04.2020, në Mamurras, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. (N.). Sh.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 4.06.2020 08:09