Mes tyre dhe dy vajza, kush janë pjesëtarët e bandën që trafikonin arabët

Identifikohen personat që u arrestuan nga policia pas finalizimit të operacionit “Stafeta”, të cilët kalonin në mënyrë të jashtëligjshme emigrantët kundrejt shumave të caktuara.

Të arrestuar janë: Ali Osmanaj, Aida Velçani, Mentor Isufi, Anamaria Bengaj, Ardit Pinderi dhe Melinor Pinderi.

Këta persona prej 9 muajsh kanë kanë organizuar dhe drejtuar veprimtarinë kriminale në drejtim të trafikimit të personave me origjinë nga Lindja e Mesme në këmbim merrnin nga 100-300 euro për çdo emigrant nga Bilishti në Tiranë dhe nga Tirana në drejtim të Kukësit ose Shkodrës.

Gjatë operacionit janë gjetur: 12.000 euro, 1 milion lekë, një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, 10 aparate celuarë, mandate tërheqjeje shumash monetare nga agjensitë e transfertave të parave, si dhe dy automjete që shërbenin për të transportuar emigrantët.


Shtuar 21.06.2020 10:21