Pse të gjithë po mendojnë se Mozzik po ngacmon Kiara Titon? (FOTO LAJM)

Mozzik dhe Kiara Tito po përmenden se fundmi bashkë në median rozë, por pse?

Tashmë rrjete sociale kanë marrë aq vëmëndje dhe rëndësi saqë “like” nënkupton diçka më shumë se aq.

Fakti që reperi shqiptar ka pëlqyer fotot e Kiarës, është përkthyer nga shumë media si një interes i shfaqur nga Mozzik, tani që historia e tij me Loredanën ka marrë fund për të.

Mozzik tha për herë të parë në NIN, se ishte ai që e mori vendimin për t’u ndarë dhe tregoi se nuk ka ndërmend të kthehet më me ish-partneren e tij.

“Nuk jena mo. Edhe s’kthehet kurgjo mo. Ishim dikur nuk jemi mo”- tha Mozzik duke i dhënë fund kësaj teme.

Nga ana tjetër Kiara Tito e ka theksuar në intervistat e saj se është single, që pas zërave për një lidhje me Butrint Imerin.

Megjithëse, edhe pse të dy njihen si single, pëlqimet në fotot e tyre dhe fakti që janë emra të njohur në showbiz, nuk do të thotë ende asgjë për diçka rozë mes dyshes! Gjithsesi le t’i “ruajmë”.


Shtuar 13.05.2020 08:21