E sheshoi në 4 të mëngjesit, habit Rama: Do t’a rindërtojmë siç ishte!

Vetëm pak ditë pas shembjes, Rama thotë se do të ndërtojë një teatër Kombëtar identik me atë që u shemb.

Kjo deklaratë është bërë sot në Kuvendin e Shqipërisë nga Kryeministri Edi Rama i cili vetëm 4 ditë më parë sheshoi Teatrin Kombëtar duke e quajtur atë një gërmadhë.

“Ne do ta marrim projektin origjinal dhe do t’jua rikthejmë fëmijëve, si pjesë e një programi më të madh. Do ta kemi mes nesh, jo aty, jo ai teatër.

Për më shumë, do ta shikoni, do ta shpjegojmë dhe atëherë do të shikojmë pelegrinazhin që do të bëhet për të shkuar tek ajo godina.

Atëherë tek ajo godina do të shkojnë vetëm fëmijët me mësuesit e tyre për tu mësuar vizatimin, aktrimin e për tu treguar se çfarë ka qenë Tirana dikur”.


Shtuar 21.05.2020 16:20