“Kiara me burrin e tezes më kërcënoi”, deklarata tronditëse e Teas: Më tha do të të vras, është punonjës ministrie (VIDEO)

Tea Trifoni ka bërë një deklaratë tronditëse ditën e sotme, teksa ishte e ftuar në emisionin “Më Lër Të Flas”.

Ish-banorja e “Big Brother VIP” tha se Kiara e kishte kërcënuar, së bashku me burrin e tezes së saj, duke i thënë se do e vriste. Ajo tha se shkak ishte bërë një konflikt që ato të dyja kishin pasur gjatë spektaklit. Tea shtoi se burri i tezes së Kiarës është punonjës në ministri.

“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me kunatin e saj, familjarin, më tha do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku. Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj. Kam folur me prduksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. Më thanë bëje publike.”- tha Tea.

Edhe Kiara ka reaguar në po të njëjtin emision. Me të qeshur Kiara e ka mohuar, duke thënë që kjo bëhet e gjithë për vëmendje nga disa banorë dhe e ka konsideruar këtë veprim të shëmtuar.

View this post on Instagram

A post shared by Më lër të flas (@melerteflas.tch)