Duel midis Inter dhe Juventus për lojtarin e Lazio-s

Inter dhe Juve janë në duel midis njëri tjetrit për shërbimet e mbrojtësit qëndror të Lazio-s, Luiz Felipe.

Kontrata e 24-vjeçarit skadon në qershor të vitit 2022 dhe dy ekipet “big” të Italisë dëshirojnë të transferojnë brazilianin  me parametra zero. Lazio ndihet në presion për arsye se nuk dëshiron të largojë lojtarin kështu që do të tentojë të rinovoj kontratën me të.

Sipas “Corriere dello Sport”, Simone Inzaghi e njeh shumë mirë mbrojtësin dhe po tenton ta bindë atë për ta sjellë në Milano në merkaton e verës me parametra zero./h.ll/albeu.com


Shtuar 14.11.2021 18:38