Arturo Vidal bie sërish “pre” e një grabitjeje në Itali

Rezidenca e kilianit Arturo Vidal, mesfushorit të Interit, pranë liqenit të Komos, është sulmuar nga hajdutët, të cilët kanë marrë  sende që vlerësohen me 400 mijë euro, raportojnë mediat italiane këtë të dielë.

Grabitja ka ndodhur natën e 7 nëntorit, kur luhej derbi i Milanos mes Interit dhe Milanit, por lajmi ka dalë këtë të dielë në Itali, ku theksohet se hajdutët kanë vjedhur një makinë Mercedes, bizhuteri dhe ora.

Mesfushori 34-vjeçar kilian luajti 23 minuta në atë derbi milanez, duke përfunduar në barazim 1-1. Hajdutët, sipas rikonstruksioneve, kanë hyrë në shtëpinë e Vidalit nga ora 20:45 deri në orën 21:00, kohë kur ka nisur derbi, kur janë siguruar që nuk ka njeri në shtëpi. /albeu.com


Shtuar 28.11.2021 19:14