Ushtria
turke ka zhvilluar një stërvitje të madhe në rajon e Egjeut duke simuluar
pushtimin e një
ishulli.
Mediat
turke kanë publikuar pamje nga
stërvitja, ku duken anije, helikopterë si edhe anije për transport.
Stërvitja simuloi
pushtimin e një
ishulli me forcat
speciale që zbresin prej helikopterëve dhe anijeve.
Stërvitja vjen në një periudhë të acaruar mes Turqisë dhe Greqisë me kërcënime nga të dyja palët për të mos kaluar vijën e kuqe, e cila do të çonte në një përballje ushtarake. /albeu.com
Shtuar më 16/11/2020,
ora 11:47