Forcat Speciale të ushtrisë bëhen 20 vjeç, "babai" ka një mesazh për të gjithë operatorët e B.O.S (FOTO LAJM)

Pëlqej
Batalioni i Operacioneve Speciale (B.O.S) është njësia elitë e ushtrisë shqiptare dhe ka kryer një sërë operacionesh mjaft delikate kryesisht në misionet jashtë vendit.

Sot, B.O.S mbush 20 vite që nga dita kur u organizua si një njësi që do të ishte elitë në ushtrinë e Shqipërisë dhe sigurisht nuk ka munguar mesazhi nga Kolonel Dritan Demiraj, i cili nga amerikanët është cilësuar edhe si "babai i B.O.S" për kontributin e ngritjes së këtij batalioni si edhe udhëheqjen në disa mision në tona lufte.

BOS numëron sot 30 misione ndërkombëtare në zona të rrezikshme si Iraku, Afganistani, Bosnja, Ccadi madje edhe Kosova.

Gjatë këtyre misioneve, BOS ka humbur edhe një efektiv siç është Kapiten Feti Vogli, i cili u vra në 21 shkurt 2012 në Afganistan gjatë një prite të talebanëve.

Në këtë pritë u plagos edhe Aleksandër Peci.

Mesazhi i Kolonel Dritan Demirajt

Sot eshte 20 vjetori i krijimit te njesise me elite te ushtrise shqiptare - njesise BOS.

20 vjet me pare djemte me te mire te ushtrise, iu bashkuan procesit seleksionues me profesional, me te veshtire dhe me standarte 100 % te NATOs nen drejtimin e instruktoreve Turq te FS, duke krijuar Forcat Speciale te ushtrise Shqiptare.

Keta djem dhe vajza, te gjithe se bashku punuan dhe sherbyen ne mbi 30 misione nderkombetare, luftarake dhe paqeruajtese ne Irak, Afganistan, Cad, Bosnje dhe Kosove.

Nga vitit 2009 deri ne vitin 2013, kjo ishte njesia me e vleresuar ne historine e ushtrise shqiptare, nga qeveria shqiptare, lidershipi amerikan, NATO dhe ishte kryefjala e cdo vleresimi qe i behej Shqiperise nga te huajt.

Kjo u arrit pas nje procesi te thelle reformash ne drejtim te modernizimit, strukturimit, pajisjes, stervitjeve reale dhe ekstreme, te cilat u finalizuan ne misionet me te sukseshme qe ushtria shqiptare kishte bere pas vitit 1945.

Nje ndihme te madhe dha dhe mbeshtetja e vazhdueshme e ushtrise amerikane, te cilet na asistuan ne stervitje por dhe drejteperdrejte ne misionet luftarake ne terren ne Afganistan.

Uroj nga zemra suksese ne jete dhe karriere per te gjithe ata kolege te shkelqyer, heronjte e ushtrise shqiptare, per sakrificen e madhe qe kane bere dhe beni per Kombin Shqiptar.

Se fundi duhet te perulemi me respekt ndaj vepres se kolegut tone Kapiten Feti Voglit dhe familjes se Tij.

Zoti ju bekofte ju dhe familjet tuaja.

Colonel (Ret) DD. Ph.D. USA.
Shtuar më 16/10/2018, ora 22:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori