Forca policie e qindra njerëz përjellin trupin e vëllait të ish-deputetit të PS (FOTO LAJM)

Është përcjellë për në banesën e fundit Aleksandër Ndoka i cili u ekzekutua mbrëmjen e 8 nëntorit në makinën e tij me 14 plumba.

Ashtu siç mund t’a shihni në galerinë e bashkangjitur lajmit, forca të shumta policie dhe qindra njerëz janë pjesëmarrës në këtë cermoni mortore.

Në këtë cermoni është lejuar të marrë pjesë edhe djali i tij i burgosur Samuel Ndoka, i prangosur dy muaj më parë nga Policia e Tiranës me akuzën e armëmbajtjes dhe qëndron me masë sigurie arrest me burg deri në përfundim të hetimeve. /albeu.com/


Shtuar më 10/12/2017, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori