Nesër Berisha në protestë, Ambasada Amerikane del me thirrje të fortë

Ambasada Amerikane ka reaguar për protestën që ka thirur ditën e nesërme nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada ambasada bën thirrje qytetarët që të shmangin çdo tubim të madh në qytet dhe demonstratat.

Njoftimi i plotë:

Mesazh për qytetarët amerikanë: Protesta e planifikuar më 8 janar 2022

Vendndodhja: Tiranë: Selia e Partisë Demokratike

Data/Ora: E shtunë, 8 janar 2022, duke filluar nga ora 12:00Qytetarët amerikanë njoftohen se një grup ka bërë thirrje për protestë në selinë e Partisë Demokratike.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë organizime të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit.

Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim./albeu.com