Flor Mumajesi më i emocionuar se kurrë (FOTO LAJM)

Kantautori Flori Mumajesi është një nga kënëtarët më të suksesshëm i cili po shijon momentalisht suksesin e këngës me Elinel.

Por ndonëse ky është sezoni më i ngarkuar për të, Flori s’ka ngurruar që të ndalë gjithçka për pak çaste e të kthehet te pika e tij e dobët: familja.

Më konkretisht bëhet fjalë për nipin e tij, i cili feston sot ditëlindjen. Mumajesi ka shpërndarë një foto teksa e mban në krahë nipin që atëherë ka qenë ende një bebe, sepse bëhet fjalë për 15 vite më parë.

“Gëzuar ditëlindjen, i pari dhe i vetmi!” – ka shkruar i emocionuar Flori duke prekur me këtë dedikim të bukur gjithë fansat e tij. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori