Gerrard i thotë të gjitha: Messi lojtari më i madh i të gjitha kohërave

Steven Gerrard e quajti Lionel Messin lojtarin më t madh në histori.

Trajneri i Aston Villas iu desh t’i përgjigjej shpejt pyetjeve të Gary Neville në The Overlap.

– Fernando Torres apo Luis Suarez ?

– Suarez.

– Stadiumi i preferuar për ndeshjet jashtë fushe?

– White Hart Lane.

– Idhulli i fëmijërisë?

– John Barnes.

– Një lojtar aktiv në Premier League me të cilin do të dëshironit të luanit?

– Mohamed Salah, Bruno Fernandes, Kevin de Bruyne dhe Virgil van Dijk.

– Lojtari më i madh i të gjitha kohërave?

– Lionel Messi.

– Lojtari më i mirë në historinë e Premier League?

“Thierry Henry”, tha ish-mesfushori i Liverpool. /albeu.com/


Shtuar 14.04.2022 20:29

Tags: ,