Flet për herë të parë për partnerin, "Hyrrem": U shpërngul për mua (FOTO LAJM)

Aktorja gjermano turke Meryem Uzerli është në pritje të ëmbël dhe lajmi i bukur prej disa javësh po qarkullon në media. Mirëpo një kuriozitet i madh ka qenë për partnerin e aktores e cila e ka ruajtur hermetike jetën private prej vitesh.

Së fundmi në një intervistë, Meryem ka folur për herë të parë për partnerin duke treguar se ai është amerikan dhe është zhvendosur në Gjermani për të jetuar me të dhe vajzën e saj.

“Nuk jam vetëm. Kam dikë special në jetën time. Ai është amerikan. U zhvendos në Gjermani për mua dhe Laran”-tregoi aktorja.

Meryem tregoi se partneri nuk e dinte që ajo ishte e famshme në Turqi dhe e mësoi më vonë. E pyetur nëse e ka menduar martesën, aktorja u përgjigj se kur të ndihet gati do të martohet.

“Jemi në vitin e koronës. Nuk kam ëndërruar një dasmë me maska. Të shohim ç’do ndodhë”-u shpreh Meryem.

Shtuar më 24/09/2020, ora 14:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori