U vra nga policia italiane, flet miku i Haxhi Çollakut: Brengat që e shndërruan në njeri të dhunshëm

Mediat italiane kanë bërë publike të tjera detaje në lidhje me Haxhi Çollakun, 55-vjeçarin shqiptar, i cili u qëllua për vdekje nga policia italiane të premten. Ai përplasi me furgon një karabiniere e më pas e sulmoi me thikë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen ku jetonte ish-gruaja e tij, e cila e kishte denoncuar për përndjekje.

Media italiane Nuova Venezia ka marrë dëshminë e një personi që e njihte Çollakun. Bëhet fjalë për një ish-restuarator nga Padova, që e kishte njohur shqiptarin prej 15 vitesh.

Ai ka treguar se Çollaku i ishte shprehur atij me këto fjalë: Dhimbja është pjesë e imja, nuk mund ta largoj më. Por njerëzit rreth meje nuk e vënë re këtë.

Miku i ti është shprehur se Çollaku kishte një inteligjencë ë madhe.

“Haxhiu përshkruhet si një përbindësh, por ishte person me inteligjencë dhe ndjeshmëri të madhe. Nuk e di se me çfarë qëllimi ka shkuar në lagjen ku jeton ish-gruaja dhe vajza e tij, nuk e di historinë me ish-partneren dhe nuk ia lejoj vetes të them se çfarë është e vërtetë apo e rreme”, shprehet ai.

Por sipas mikut të shqiptarit, ai vuante nga fakti që nuk mund të shihte dot vajzën e tij.

“Kishte punuar shumë për të sjellë familjen nga Shqipëria në Itali”, thotë miku i tij.

Italiani tregon se kur e ka parë për herë të fundit. Bëhet fjalë për një vit më parë, teksa shqiptari punonte në një kopësht.

“Më tha se kishte një partnere, mendoj një grua polake, por gjithmonë mendonte për vajzën”, shprehet ai.

“Ishte një person shumë privat, por vuajtja e tij e brendshme dukej menjëherë”, shton më tej italiani./Albeu.com./ 


Shtuar 16.07.2023 11:21