Flet "Heroi i Ditës": Si i riparojmë defektet e linjave elektrike në mes të borës dhe acarit (FOTO LAJM)

Fotoja e një elektriçisti nga Tropoja që ishte duke punuar në mes të borës për të riparuar linjën e energjisë elektrike të shpërndarë nga Albeu.com shkaktoi mjaft reagime pozitive në rrjetet sociale në lidhje me sakrificën e tyre gjatë këtyre ditëve acari në vend.

Nisur nga interesi i lexuesve, Albeu.com arriti të komunikojë me elektriçistin në fjalë.

Ai quhet Hasan Kuçana, nga Tropoja.

Hasani na tregon se fotoja që bëri xhiron e rrjeteve sociale është nxjerrë dje gjatë punës sëbashku me kolegun e tij kUjtim Memija për të riparuar linjën e tensionit të mesëm që lidh fshatin Viçidol me atë Lug i Zi.

"Ka qenë një defekt në linjën e tensionit të mesëm dhe bora ishte 1 metër, në disa raste edhe 2 metër lartësi. E kemi rregulluar defektin shumë shpejt dhe u dhamë energji banorëve. Në këtë periudhë jemi duke punuar gjithë ditën"., rrëfen Hasani për Albeu.com.

Moti i acartë dhe fluksi me gripin kanë rritur mjaft vështirësitë e punës për një serë punonjësish, siç janë elektriçistët, punonjësit e policisë, mjekët, infermierët si edhe punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve, të cilët janë duke punuar me orë të zgjatura në shërbim të komunitetit. /Albeu.com/
Shtuar më 07/01/2017, ora 23:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori