“Do dhuroj para për të ndjerin”, çfarë tha Luizi pasi mësoi për viktimën e sulmit në “Top”

Banorët e Big Brother u tronditën në momentin që Arbana Osmani i njohu me lajmin për sulmin me armë mbi Top Channel, ku mbeti i rarë roja i sigurisë Pal Kola.

Luiz Ejlli një nga banorët më të dashur për publikun, ndërsa i shprehu ngushëllimet familjes së Palit, tha se nëse do të fitojë ai çmimin e madh prej 100 mijë eurosh do të dhurojë para për familjen e viktimës.

Luizi tha se e njihte Pal Kolën ndërsa nuk i mbajti dot lotët në studio.


Shtuar 28.03.2023 21:57