Fitoi luftën me sëmundjen e rëndë, fotoja e regjisores shqiptare vendoset në Paris (FOTO LAJM)
Në shtator të vitit të kaluar, regjisorja
Arlinda Morina u kthye në inspirim për të gjithë njerëzit që vuanin nga sëmundje e leucemisë.
Ajo
tregoi historinë e saj të vështirë dhe
tregoi se prej gati 2 vitesh luftonte me
sëmundjen e rëndë.
Por tani duket se ia ka dalë dhe është më mirë se kurrë!
Regjisorja ka arritur të fitojë betejën me
sëmundjen dhe tashmë fotoja e saj është vendosur në Paris.
Fotografia e saj është vendosur pranë kullës Eifel, në mesin e grave që luftuan kancerin dhe është shkrepur nga fotografi, Boubkar Benzabat.
Tashmë
Arlinda i është kthyer jetës normale dhe njihet nga shumë njerëz si heroina e kësaj sëmundje të rëndë.
Shtuar më 03/10/2019,
ora 11:27