Fitoi bindshëm në Tiranë, Tahiri "arratiset" me djalin e tij për pushime

Pas një fushate aktive të pasuar me një fitore të thellë në të gjithë Shqipërinë, Saimir Tahiri ka nisur pushimet.

Në disa foto të postuara në rrjetin e tij social Facebook, Tahiri duket me djalin e tij Drinin në Malin me Gropa, për të bërë disa xhiro me makina sportive.

“S’ka pushim t’u nejt” dhe “Gropat e Malit me Gropa” janë dy prej statuseve të ish-ministrit të Brendshëm të cilat i shoqëron me foto.

Tahiri shihet mjaft i relaksuar edhe në veshje dhe i duken gjithashtu tatuazhet që ka në këmbë.

Ndërsa djali i tij kureshtar për automjetin sportiv. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori