Firma i mori truallin dhe ia shiti apartamentin, durrsaku futet në grevë urie dhe kërcënon me vetëflijim

Shitja disa herë e një apartamenti nga kompanitë e ndërtimit është kthyer në një problem të mprehtë në vend duke shkaktuar dëmë financiare kolosale tek një numër i madh qyetarësh.

Mikel Sholla nga Durrësi ka dhjetë vite që përballet me drejtësinë dhe kompaninë që ia shiti apartamentin e premtuar duke mos gjetur të drejtën e tij.

Sëfundmi ai ka vendosur të futet në grevë urie duke kërkuar nga drejtësia dhënien e pronës së tij.

Ai figuron pronar i një trualli në lagjen nr. 11 të Durrësit dhe atë ia dha për ndërtim një kompanie dhe sipas kontratës përfitoi 150 metra katror banesë në 2015-n.

Por ndërtuesi e shiti më shumë se dy herë të njëjtin apartament. Gjyqi ka vijuar me vite. Sholla e ka përfituar të drejtën e pronësisë në gjykatën e Shkallës së Parë e në Apel për banesën ku jeton. Në 2015-n, në mungesë të tij, një prej blerësve të pronës ka hapur sërish gjyq.

Disa ditë më parë, Sholla u përball me përmbaruesit që i shkuan në shtëpi për ta nxjerrë jashtë. Në gjendje të rënduar psikologjike, Sholla deklaroi para përmbaruesit se do vriste veten, pasi ndihej i lodhur dhe i pashpresë nga drejtësia shqiptare.

Pas humbjes së besimit ndaj organeve të drejtësisë, Sholla pohon se nuk i ka ngelur asnjë rrugë tjetër përveç vetëflijimit, që sot e nisi me grevë urie. /albeu.com/
Shtuar më 31/07/2019, ora 21:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori