“No Time To Die" është shtyrë
përsëri dhe adhuruesit do të duhet të presin dhe gjashtë muaj për të parë filmin e fundit të James
Bond. Në faqen e internetit të filmit, thuhet se do të shfaqet globalisht me 8 Tetor.
Filmi ishte planifikuar më parë të dilte në 2
Prill pas vonesave të shumta për shkak të pandemisë.
Filmi, i drejtuar nga Cary Joji Fukunaga, ishte planifikuar fillimisht për t’u shfaqur në
Prill 2020, por u shty
përsëri në nëntor para se të shtyhej sërish edhe një herë për në
Prill 2021.
“No Time To Die” është
filmi i 25-të në ekskluzivitetin e
Bond dhe shënon paraqitjen e fundit të Daniel Craig si agjent i shërbimit sekret britanik 007.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 16:54