Fillon lufta mes Palestinës dhe Izraelit! Përleshje e shkatërrim në Jeruzalem (FOTO LAJM)
Protestuesit palestinezë u përleshën sot me ushtarët
izraelitë në
Jeruzalem, Ramallah dhe vende të tjera në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, një ditë pasi Presidenti Trump njoftoi se administrata e tij do ta njohë Jeruzalemin si kryeqytetin e
Izraelit.
Autoritetet
palestineze bënë thirrje për një grevë të përgjithshme në qytetet
palestineze, përcjell albeu.com.
Në Gaza, lëvizja islamike Hamas i nxiti ithtarët e saj të ndezin kryengritje, kundër
Izraelit. Dyqanet në qytetin e vjetër të
Jerusalemit u mbyllën.
Në buzë të qytetit palestinez të Ramallahut, forcat
izraelite gjuajtuën gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Kryeministrja britanike Theresa May me shpejtësi nuk ra dakort me vendimin e Trump, duke thënë në një deklaratë se fati i
Jerusalemit duhet të vendoset si një zgjidhje e negociuar midis
izraelitëve dhe palestinezëve dhe Jeruzalemi duhet përfundimisht të jetë kryeqyteti i përbashkët i shteteve
izraelite dhe
palestineze. "
"Ne e konsiderojmë Jerusalemin Lindor si pjesë të territoreve të okupuara
palestineze," tha May. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017,
ora 16:30