Fill pas ferrit komunist: Foto tronditëse nga Shqipëria në '91 (FOTO LAJM)

Në qytetin e Fierit do të çelet një ekspozitë me një tematikë mjaft të veçantë.

Kjo ekspozitë do të çelet në ambientet e ‘’Galerisë së Artit’’. E ditur bëhet se në këtë ekspozitë do të paraqiten fotografitë e rralla nga Shqipëria e viteve 1981-1991. Këto fotografi janë shkrepur nga fotografi francez, Michel Setboun. Fotot paraqesin jetën e vendit tonë në ato vite, copëza të historisë së popullit shqiptar në një dekadë dramatike.

Ekspozita e fotografit francez, Michel Setboun titullohet ‘’Fundi dhe Fillimi’’. Në këtë ekspozitë do të shfaqen rreth 60 foto. Bëhet e ditur edhe kjo ekspozitë ofron një itinerar dramatik që tregon jetën e shoqërisë shqiptare gjatë periudhës së varfërisë ekonomike.

Në disa prej tyre paraqitet edhe kalvari i gjatë të vuajtjeve dhe eksodi i shqiptarëve në fillim të viteve 90’, kur të gjithë donin vetëm të iknin nga Shqipëria.
Shtuar më 06/06/2019, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori