Fiksimi i vajzave shqiptare, ish e dashura e "Sarp" bën deklaratën shokuese (FOTO LAJM)

Muaj më parë mediat turke raportuan se aktori i njohur nga roli i "Sarpit", Çagatay Ulusoy i ka dhënë fund lidhjes me aktoren Duygu Sarisin e cila u bë e njohur nga roli i "Burxhus" në serialin "Vrasje të vogla", shkruan Xing.

Shkak i ndarjes pas 3 vitesh lidhje ishte bërë xhelozia e aktores.

Së fundmi teksa ndodhej në një qendër tregtare, aktorja është pyetur nga gazetarët për lidhjen me Çagatay Ulusoyn. Ajo ka dhënë përgjigjen e papritur duke lënë të kuptohet se ende janë bashkë.

"Shumë mirë po shkon, tani po iki në një takim", u përgjigj aktorja.
Shtuar më 22/01/2020, ora 12:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori