Sulm me armë në SHBA, raportohet për 5 viktima dhe 2 të plagosur (VIDEO)

Një sulm me armë ka ndodhur para pak minutave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur pesë persona dhe janë plagosur dy të tjerë.

Ngjarja ndodhi pasi një person i armatosur filloi të qëllonte me armë në zonën e metrosë së Denverit, sipas burimeve zyrtare.

Dy gra humbën jetën dhe një burrë u plagos në të shtënat pranë 1st Avenue dhe Broadëay, tha shefi i Departamentit të Policisë së Denverit, Paul Pazen për mediat lokale.

Menjëherë pas kësaj, autori qëlloi një burrë tjetër kryqëzimit të 12th Avenue dhe Williams Street. Pas dy orësh, policia raportoi vdekjen edhe të dy personave të tjerë, përfshirë edhe autorin.

Sipas raporteve, i dyshuari u largua për në qendrën tregtare Belmar në Lakewood, duke qëlluar në drejtim të oficerëve.

Ai qëlloi një punonjëse dyqani dhe një oficer policie të Lakeëood, të cilët ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë policia atje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 28.12.2021 09:03